Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA Donald Trump, ka zgjedhur përsëri bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e saj. Së fundmi, ajo është parë me jahtin e saj luksoz në Qeparo, i cili ishte i ankoruar në atë zonë që në orën 09:00 të mëngjesit.
Sipas burimeve, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri. Ata janë duke planifikuar të ndërtoshin disa hotele dhe qindra vila në Ishullin Sazan, një zonë bregdetare e bukur në Vlorë. Ky investim do të shënonte një zhvillim të rëndësishëm për turizmin dhe ekonomi në këtë pjesë të Shqipërisë.