Psikologu pranë Policisë së Tiranës, Elidon Shehu thotë se në familjen shqiptare ka probleme të mëdha, ku një pjesë e burrave mendojnë se çdo gjë zgjidhet me dhunë, duke iu referuar tragjedisë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe i biri e shtyu atë për vdekje nga shakllët.
Në një intervistë televizive, Shehu u shpreh se të tillë persona janë rritur në familje të dhunshme dhe vetë ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike gjatë gjithë kohës.
“Ka një problem shumë të madh në familje. Këta ndihen superiorë, të fuqishëm nga ana psikologjike, derisa kryejnë krime ndaj bashkëshorteve. Ndodh për shkak të mos një komunikimi efektiv midis dy partnerëve, dhuna nuk ka ndodhur këtë rast, por kanë pasur episode të tjera dhune, derisa kanë arritur në këto akte barbare.
Është mënyra që ata mendojnë, nëse partineri i kundërshton, zgjidhje kanë dhunën, jo arsyetimin. Sigurisht që ndodh, atë lloj stili ka, është rritur në familje të dhunshme. Ata nuk e arsyetojnë këtë gjë, që gruaja mund të më kthejë fjalën, pusho se e ke gabim.
Këto lloj kompleksesh, i bëjnë ata më të dhunshëm, për të treguar që jam akoma i fuqishëm. Dhuna ka qenë prezente aty, gjatë gjithë kohës, por tani është tejkaluar masa, derisa ka shkaktuar vdekje, apo raste që shkaktojnë edhe gjymtime të rënda.
Këto janë histori tipike që ndodhin, dhunohen, kërkojnë ndihmë, dhunuesi shkon në burg, më pas pastaj pendohen. Ndikojnë shumë faktorë të jashtëm, fëmijët, mentaliteti. Pendesa edhe e dhunuesit karshi viktimës, thotë, ne tani u bëmë gazi i botës. Viktimën e shohin si send, jo si një njeri që ka ndjenja. U largua nga shtëpia, por tani u kthye prapë te mua.
Ne kemi 3 viktima në këtë ngjarje. Edhe djalin e quaj viktimë. Nënën e tij të dhunuar që kishte ndërruar jetë, ai ka reguar instiktivisht. Gjakrat kanë qenë të nxehta, rrëzimi i babait mund të ketë qenë aksidental. Është frymë sesi ne jemi rritur. Mënyra sesi e shohim femrën, është kulturë otomane. Është burri që vendos.
Nëse burri do dhunojë, e ka fajin gruaja. Fajin ia vendosin gruas, kurse ky dhunuesi nuk ka faj. Edhe ajo është nënë, vajzë, ka emicione. Këta persona që bëjnë këto komente, janë rritur në familje të dhunshme”, theksoi ai.