Tom Kim, lojtari i golfit nga Koreja e Jugut, shpërtheu në lot pasi nuk ia doli të siguronte podiumin.
Tashmë, Kim nuk do ketë mundësi që të shmangë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij.
Ndonëse e mohon se qau për këtë arsye, mediat shprehen të sigurta se reagimi emocional erdhi si përgjigje ndaj humbjes së medaljes, gjë që do ta kishte lejuar atë të kapërcejë 18 deri në 21 muaj shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut për të gjithë burrat para moshës 35-vjeçare.