Një studim i ri nga Universiteti i Derbit mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim ndarjen e kontinenteve.
Sipas studimit, ndarja e kontinenteve Europiane dhe të Amerikës së Veriut mund të mos jetë përfunduar, kështu që mund të kemi gjashtë kontinente dhe jo shtatë.
Studimi i ri analizon formimin e Islandës, duke sugjeruar se ndarja midis Amerikës së Veriut dhe Euroazisë mund të jetë ende në proces.
Ky zbulim lidhet me një koncept të ri të quajtur “Prafshnaltë Magmatike Oqeanike e Përçarë” (ROMP), i cili tregon se mund të ketë fragmente të humbura të kontinenteve nën det dhe rrjedha të hollë të lavës që janë ende në proces të ndarjes.
Gjithashtu, Dr. Jordan Phethean dhe ekipi i tij kanë zbuluar një “proto-mikrokontinent” të ri midis Kanadasë dhe Grenlandës, i cili është rreth 250 milje i gjatë dhe ndodhet nën ngushticën e Davisit. Zbulim ky që ndihmon në kuptimin e formimit të mikrokontinenteve dhe të procesit të ndarjes së kontinenteve.
Nëse këto gjetje janë të sakta, mund të ndryshojnë mënyrën se si e shohim ndarjen e kontinenteve.
Megjithatë, studimet e mëtejshme do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë këto procese dhe për të përmirësuar njohuritë tona mbi strukturën e Tokës.