Policia e Kosovës e shpalli në kërkim Noizyn. Kjo ndodhi pas dhunimit të një personazhi të TikTok.
Noizy, emri i të cilit është Rigels Rajku, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
Ai shkruan se të mërkurën mund të jetë në Gjilan.
Më herët ai kishte reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kosovë, duke thënë se nuk ka lidhje dhe se nuk ka dhunuar askënd.
E ndërsa në Kosovë ka një ngecje aktualisht, në Shqipëri duket se aktiviteti vazhdon. Ai ka lajmëruar për të mërkurën 7 gusht një koncert në Sarandë.