Deklarata e Berishës:
“Në emër tuaj do t’i them disa fjalë hajdutit të Gjipesë, i cili sot me një gjuhë që shpreh në mënyrën më autentike edukatën, moralin dhe formimin e tij, u përpoq të fajësojë të tjerët dhe të lajë duart me 224 mijë metër katror që klani i tij Koleka, e ndjera mama e tij, kanë marrë në pjesën më panoramike, më turistike të të gjithë Bregut, në Gjipe. Miqtë e mi, në atë paçavure që kishte shkruar, ai pohonte të gjitha ato që i kanë thënë mediat këto ditë. Ai pohoi se nuk ekziston asnjë dokument kadastral. Se ajo tokë i përket klanit të tij. Natyrisht po të ekzistonte, gjënë e parë që bën çdo njeri, nxjerr atë dhe u thotë atyre që bëjnë akuza, ju qofshi që doni të mohoni tokën e regjistruar në kadastrat e shtetit. Por ato nuk ekzistojnë. Ajo tokë, për atë tokë ai nuk paraqiti sot para shqiptarëve asnjë dokument jo vetëm të pronësisë me regjistra shtetërorë, por as të shpronësimit të saj nga ndonjë qeveri. Edi Rama u tha të tjerëve se Eneo dhe Endrin Koleka kanë paraqitur këtë dhe atë. O mashtrues, po a nuk je ti që ke deklaruar se unë dhe nëna ime e ndjerë nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë? Po a nuk është nëna jote e ndjerë palë në gjyq së bashku me Enean dhe Endrinin kundër autoriteteve shtetërore që refuzuan të njohin pronësinë e tokës klanit Koleka se nuk kishin asnjë dokument të besueshëm. Çfarë të të them unë ty tani? Ti ke përdorur shumë epitete aty, unë nuk do e prish gojën, por ti të gjitha i meriton,” tha Berisha.