Aksidentohen 4 persona të një familje në autostradën Fier-Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Personat e lënduar janë nga e njëjta familje, dy vajza dhe prindërit. Katër ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat policore.