Duket se temperaturat e nxehta nuk kanë fund në Europë, pasi paralajmërimet për valë të nxehtit janë lëshuar nga Spanja në Gjermani.
Agjencia spanjolle e motit ka paralajmëruar se temperaturat ka gjasa të jenë më të larta sesa normalet deri në tetor.
Si pasojë e motit të nxehtë, gjithë Mesdheu është pushtuar nga thatësira dhe zjarret. Kjo situatë pritet të vazhdojë gjatë gjithë gushtit dhe më tej në disa pjesë.
Nxehtësia ekstreme aktualisht merr më shumë se 175 mijë jetë çdo vit në Europë dhe këto shifra do të rriten, sipas raportit të publikuar nga OBSH-ja.
Paralajmërimet e verdha, portokalli dhe të kuqe për valë të nxehti janë lëshuar nga Agjencia Meteorologjike e Spanjës pasi temperaturat kërcënojnë të arrijnë 43 gradë Celsius në juglindje.