Pasi kanë lënë pas thashethemet për ndarje, të cilat duket se vazhdojnë t’i ndjekin, Sergio Ramos dhe Pilar Rubio kanë treguar koordinimin perfekt mes tyre.
Dhe e kanë bërë këtë në një fushë në të cilën kanë përvojë: atë të stërvitjes dhe të jetesës së shëndetshme. Të gjithë e dinë se prezantuesja televizive spanjolle dhe futbollisti, praktikisht nuk falin në stërvitjet në palestër.
Fakti është se me këtë të fundit që kanë kryer, ata kanë intepretuar së bashku ushtrimin fizik më befasues dhe bashkë me të kanë lënë gojëhapur të gjithë ndjekësit në Instagram. “Nxemje”, – ka shkruar prezantuesja, e cila ka marrë dhjetëra komente pozitive në Instagram.
Çifti sapo ka festuar pesë vite martesë dhe pavarësisht thashethemeve për një ndarje të mundshme në fund të vitit 2023, ata e kanë bërë të qartë dashurinë që shprehin për njëri-tjetrin me një publikim në Instagram, ku kanë kujtuar një ditë kaq të rëndësishme.
“Festojmë 5 vite martesë… Sa me fat që ndajmë bashkë jetën! Që të vazhdoni të festoni, duhet të buzëqeshni dhe kënaqeni me jetën. Gëzuar përvjetorin, e dashur. Të dua”. Ky urim është shoqëruar me dy foto të prezantueses dhe futbollistit.
Në foton e parë, të cilën futbollisti sevilian e ka shpërndarë edhe në profilin e tij, shihen duke u përqafuar dhe buzëqeshur. Në foton e dytë kanë pozuar duke i dhënë njëri-tjetrit puthje në buzë.