Report Rai 3 ka ngritur një tjetër alarm, mbi marrëveshjen e firmosur mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë, Rama-Meloni për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës.
Sipas ReportRai 3, për ndërtimin e qendrës së parë të pritjes për emigrantët që kërkojnë azil, apo një qëndrim të përhershëm dhe riatdhesimi, tashmë do të duhet të presim nëntorin e ardhshëm për dorëzimin e punimeve.
Në një kohë që sipas medias italiane, kostot vazhdojnë të rrite, sipërmarrësit të kompanisë së cilës i është besuar ndërtimi i kampit është me të shkuar kriminale
Report Rai 3 ngre shqetësimin mbi kompaninë Tafuro, së cilës i është besuar për një shumë prej 6 milionë e 400 mijë eurosh, ndërtimi i kampit në Gjadër të Lezhës, në Shqipëri, rezulton që sipërmarrësi është person me të shkuar kriminale.
‘Kompania i referohet Salvatore Tafuro, një sipërmarrës nga Pulia, i paditur në vitin 2018 në një hetim për manipulim të ofertave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore’, ka bërë të ditur Report Rai 3.
Ky denoncim i Report Rai 3 ngre hije dyshimi të lidhjes së mafies italiane dhe ndikimin e saj në Shqipëri, përmes marrëveshjes Rama-Meloni për strehimin e emigrantëve që hyjnë ne Itali dhe do të akomodohen në vendin tonë.