PENlSli prish punë, atleti skualifikohet për në finalen e Lojërave Olimpike

Atleti francez Antoni Amirati kishte shpresuar të siguronte një vend në finalen e madhe të garës me kërcim me shkop në Lojërat Olimpike. Megjithëse ai mori mbështetje të madhe nga publiku gjatë kualifikimeve, një incident i pazakontë e ndaloi atë nga arritja e qëllimit të tij.

Amirati, 21 vjeç, po përpiqej të kalonte lartësinë prej 5.70 metrash dhe dukej se po ia dilte, por në një moment të fundit preku pengesën me organet gjenitale, duke e rrëzuar atë. Kjo situatë jo vetëm që i ndërpreu garën, por gjithashtu u bë objekt qesharak dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe pse ky incident i solli famë Amiratit, kjo nuk ishte mënyra siç ai kishte dëshiruar, pasi nuk arriti të kualifikohej në finale.