Fshati turistik i Borshit i njohur si një destinacion mjaft ekonomik për pushuesit familjarë, nuk e ka ndjerë mungesën e turistëve këtë vit. Për këtë duket se ka ndikuar fakti që operatorët vendas, nuk kanë rritur çmimet krahasuar me një vit me parë.
“Ne Borsh nuk ndihet ajo qe po përflitet ne jug, dhe kjo vjen si pasojë e faktit që çmimet qoftë të shezlloneve, të hotelerisë janë të njëjta me vitet e kaluara, ne jemi përpjekur të ruajmë klientelën, edhe pse çdo asortiment është rritur, ne po i mbajmë të njëjtat çmime”, tha një turist.
Qetësia, uji i kristaltë, ushqimi i mirë, janë këto veçori që turistët i rikthen vit pas viti në Borsh.
“Ne jemi kthyer pas 8 vjetësh sepse na kishte marrë malli për për ketë natyrë, për ushqimin dhe njerëzit këtu, dhe donim pushime shume te bukura dhe jo shume të shtrenjta“, tha turisti.
Për më të vegjlit Borshi është një surprizë shumë e bukur, ndërsa thonë se e kanë sugjeruar te miqtë e tyre francezë. Borshi me resurset natyrore dhe çmimet e lira, ka arritur të tërheq deri në 70% të turistëve të huaj.