Boksierja algjeriane Imane Khelif e ka siguruar “biletën” për në gjysmëfinale, pasi ka mposhtur një tjetër konkurrente.
Pasi fitoi ndaj boksieres italiane Angela Carini, ndeshje që shkaktoi debate të forta lidhur me pjesëmarrjen e saj, ajo ka rrahur boksieren hungareze Luca Anna Hamori.
Khelif ishte përjashtuar më herët nga federata botërore e boksit, për shkak se kishte dështuar në testet për gjininë. Sipas presidentit të federatës së boksit, ajo kishte rezultuar me kromozome “XY”, çka e bën atë biologjikisht mashkull.
Megjithatë, testi i kromozomeve nuk është i detyrueshëm në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe autoritetet e këtyre lojërave nuk i njohin rezultatet e testeve të federatës së boksit.
Imane Khelif wins again!!!! LET'S GO!!! pic.twitter.com/oiCaOzgzYL
— Alejandra Caraballo (@Esqueer_) August 3, 2024