Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 55 vjeç.
Ndonëse vitet kanë ikur, Manjola ka spikatur gjithmonë për linjat perfekte. Sot ajo ka publikuar foto nga pishina dhe plazhi, ku shfaqet me bikini dhe me forma trupore tepër seksi.
Këngëtarja ndodhet në Spanjë, nga ku ka uruar veten në këtë përvjetor duke iu gëzuar jetēs dhe njerëzve që ka afër.
“Hola.Gezuar diten e ardhjes ne kete bote vetja ime! Dita e lindjes eshte hyjnore! Te tjerat.. matjet me dite, muaj, vite jane njerezore!
E kam thene nje here e vazhdoj mendoj e besoj ne teorine time se ZOTI na dha tru, sy, goje, ze, veshe, e gjithcka tjeter me funksion te mire percaktuar, po nuk na vuri as ne balle e askund tjeter akrepa o mates moshe! Cdo dite qe jetojme me gezime e veshtiresi eshte bekim!Prandaj mos lejoni asnje njeri te vogel tjua vere ne diskutim kete gje! Mirenjohese per cdo ore, dite, muaj, vit qe jetoj e qe i mbush fletet e cdo viti me gjera besoj te vlefshme.
Jam me fat qe shpirtin e kam te mbushur me ate qe eshte energjia me jetike- dashuria. Se pari per njerezit me te shtrenjte, familjen time, por edhe per kedo qe ka nevoje per mua.Jeta eshte gjendje mendore dhe shpirterore! Faleminderit te gjithe njerezve te zemres qe jane pjese e jetes sime duke ma bere me te bukur po dhe atyre qe nuk i njoh po ma mbushin shpirtin me dashuri qofte dhe virtuale! Ju perqafoj” shkruan ajo.