Si rrallë herë, futbollisti Alban Hoxha publikon foton me të birin, Bekon

Views: 0

Porteri i Partizanit Alban Hoxha bën pjesë tek ata personazhe që nuk janë aktivë në rrjetet sociale.

Hoxha i cili është në një marëdhënie me këngëtaren Çiljeta Xhilaga së fundmi ka nisur të jetë prezent me postime.

Këtë të premte Albani në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto me të birin e tij Beko të cilin e ka fryt nga martesa me ish-gruan e ndjerë e cila prej vitesh ka ndërruar jetë.

Në një intervistë të dhënë disa javë më parë Çiljeta rrëfeu me shumë dashuri për lidhjen me futbollistin dhe djalin e tij, i cili siç tregoi ajo i ka kërkuar nëse mund ta thërrasë mami.