Deputeti i Partisë Socialise, Erion Braçe i është kundërpërgjigjur moderatorit Blendi Fevziu.
E gjitha pasi ky i fundit testoi me një pajisje nivelin e nitratit në një pjepër.
Ndaj Braçe ka ndarë në llogarinë e tij një parcelë me bostan në zonën e Divjakës dhe thotë se cilësia është superiore.
Madje dhe bën thirrje shqiptarëve që të blejnë pa frikë produktin vendas, sepse është i sigurt.
Madje ka edhe një mesazh për të gjithë qytetarët duke theksuar se aparatet testuese që po reklamohen në internet kanë si qëllim që të sabotojnë prodhimin vendas.
“Sulzotaj, Divjake. Ne sarajet e nje tjeter mbreti ne llojin e vet; thote vec: ekstra! Ne fakt ben shalqi te mire! Ta pyesesh per nitratin qe “zbulojne” ato lodrat kineze sjelle ne kete vend nga importues frutash e perimesh ne luften kunder prodhimit vendas, e fyen; Jane bujq qe punojne drejt e ndershem!
Prodhimit te tyre as qe i afrohet ne shije ai turk apo grek qe importojne keta! Te paguajne per cdo loder kine keta importuesit e neveritshem te tregut te Klodit, kurre nuk do shesin dot shije si kjo e shalqinit te Divjakes, Cermave, Imshtes, Shkodres etj! Blini prodhim vendi pa frike nga lodrat kineze te importuesve,”-shkruan në rrjetet e tij sociale deputeti Erion Braçe.