Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku rikthehen së bashku? Veprimi i fundit lë shumë dyshime (FOTO)

Views: 0

Aktori Bes Kallaku ka postuar një foto me vajzën e tij ditën e sotme. Ajka dhe aktori i njohur i humorit shihen në pushime së bashku.

Por, gjithashtu dhe ish-bashkëshortja e Besit, Xhensila Myrtezaj ka postuar një video ku shihet në pushime së bashku me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amen.

Ndjekësit hodhën menjëherë dyshime nëse ish-çifti kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë, pra nëse ka ndodhur një rikthim mes dyshes më të përfolur kohëve të fundit.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku rikthehen së bashku? Veprimi i fundit

As Besi dhe as Xhensila nuk kanë konfirmuar një rikthim mes tyre.

Ishte aktori ai që pohoi gjatë eksperiencës në “Ferma VIP” ndarjen nga këngëtarja.