Gruaja gjen sendin e mbetur brenda saj nga një operacioni 2 vite më parë, cuditen dhe doktoret

Views: 0

Stefania është vajza e gruas në fjalë dhe ajo po tregon cfarë i ndodhi nënës së saj.

Maria 58 vjeçe, u diagnostikua me kancer të avancuar të zorrës së trashë në vitin 2022 dhe iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm ku iu hoq një pjesë e zorrës.
Pasi vendosi një qeskë kolostomie dhe kaloi një periudhë të gjatë për rikuperim, ajo filloi kimioterapinë dhe shkoi në shtëpi.

Ajo shtoi përsëri peshë dhe ishte shumë mirë edhe pse duhet të mbante një çantë kolostomie.

Mirëpo shërimi i Marias mori një kthesë për keq kur simptomat e saj u kthyen në nëntor 2023.
Ajo kishte humbje peshe dhe dhimbje barku të ngjashme me diagnozën e saj fillestare, por testet nuk tregonin një përsëritje të kancerit.
Ishte 22 korrik kur familja vuri re një material të pazakontë në çantën e kolostomisë së Marias dhe kërkuan ndihmë mjekësore.

Vajza Stefany tha: “Doktori e pa atë i çuditur, kështu që filloi ta tërhiqte. Më pas kuptoi se ishte një leckë, dhe thirri mbikëqyrësin. Ai e kontrolloi dhe kur po tërhiqte,kuptoi se ishte shumë leckë e madhe.”

Tani një ekip mjekësor po vlerëson nëse Maria duhet t’i nënshtrohet një operacioni të mëtejshëm.

E bija e Marias u shpreh e merzitur: “Nuk di si ta shpjegoj zemërimin që ndjeva sepse kushdo me një të afërm që lufton kancerin e di se sa e vështirë është i gjithë procesi i shërimit. Ne menduam se kanceri po rikthehej por ajo që u zbulua ishte një leckë e mbetur brenda saj, per 2 vite me radhë. Jam vërtetë e zemëruar, nuk do da le me kaq, do padisim spitali dhe ne kemi gjithçka që na nevojitet për betejën përpara.”

“Por tani për tani, gjithçka që dua vërtet është që ajo të largohet nga spitali dhe të jetë mirë”.

Nga deklarata për shtyp stafi i përfaqësues i spitalit konfirmoi se drejtori i spitalit ashtu edhe kirurgu i përfshirë në operim kanë dhënë dorëheqjet e tyre pas këtij incidenti gjatë operacionit të datës 29 korrik 2022. shiko.news