Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi të shtunën herët në mëngjes pranë ishullit Mindanao në Filipine.
Lajmin e njoftoi Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në vend.
Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare në lindje të qytetit Lingig dhe thellësia fokale llogaritet në 10 kilometra.
Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësuan se tërmeti ishte me magnitudë 6.6 ballë, ndërsa nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.