Italiania Alice Bellandi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit për këtë vit në kategorinë 78 kg për femra në xhudo, duke triumfuar në finale kundra atletes izraelite Inbar Lanir.
Pas triumfit, shkoi te partnerja e saj dhe e puthi në buzë. Ky veprim i ra në sy edhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni-t, e cila kishte shkuar të mbështeste Bellandi-n e cila përfaqësonte Italinë në këtë garë.
Mirëpo, kryeministrja u habit nga puthja dhe nuk e fshehu aspak reagimin ndonëse ishte e rrethuar nga kamerat, duke bërë kështu edhe xhiron e rrjetit.