Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato është filmuar duke qëlluar me shpullë një qytetar gjatë protestës në autostradën Thumanë-Kashar.
Ai shihet teksa nxjerr nga makina një person dhe më pas e qëllon atë me shpullë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, personat në makinë kanë qenë duke protestuar për autostradën Thumanë-Kashar që ka lënë të izoluar mijëra banorë të cilët nuk kanë një hyrje-dalje në këtë aks.
Por sipas raportimeve të tjera, shoferi ka qenë duke i rënë vazhdimisht borisë, pasi kishte ngecur të trafikun e protestës çka edhe ka revoltuar Qaton.
Më pas, në mënyrë të çuditshme, shoferit dhe një pasagjeri u vihen prangat.
“”Bravo” Altin Qato. Shpulla jote mungonte pasi iu keni marrë shpirtin qytetarëve! As të protestosh nuk të lënë! Hiqe vetë kapelen! Mediat e fuqishme ku janë? Apo oligarku Ulaj ua ka futur këmbët në një këpucë?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.