DASHI
Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Nëse keni një lidhje humori juaj do të ndryshojë dhe kjo mund të sjellë probleme me partnerin. Tregohuni të kujdesshëm sepse përndryshe do kaloni një ditë të vështirë. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe ashtu si jeni, por një person që do takoni do iu bëjë për vete dhe mund të lindin ndjenja të forta. Në shëndet, do të ndjeni një shtysë për t’u kujdesur më mirë për veten, ndoshta duke eksperimentuar me një rutinë të re fitnesi. Në punë gjërat do marrin një tjetër drejtim. Ndiqni etapat njëra pas tjetrës dhe keni për t’u ndier shumë herë më mirë më vonë. Gjithçka do jetë më e lehtë. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe do tregoheni në çdo moment të matur me shpenzimet.
DEMI
Sot do jetë dita e ndryshimeve të mëdha sidomos nëse keni menduar për projekte të mëdha. Ju të dashuruarve nuk do iu pëlqejnë aspak detyrimet dhe të zakonshmet. Do kërkoni gjithë kohës të provoni gjëra të reja që t’iu sjellin më shumë emocione. Kujdes mos tentoni të shikoni dikëë tjetër sepse kur ta humbni partnerin do iu vijë shumë keq. Jupiteri do jetë planeti që do iu ndihmojë ju beqarëve dhe do iu sjellë fat. Shëndeti do jetë i mirë, por kujdes mos e teproni me kënaqësitë e tavolinës. Në punë, një debat me një koleg mund të çojë në një zgjidhje të papritur, por pozitive. Këshilla për ju është të qëndroni të qetë dhe të mos mbyteni nga emocionet. Falë disa shpenzimeve të papritura që do bëni, financat ka mundësi të dobësohen.
BINJAKËT
Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Lëreni pas rutinën dhe provoni gjëra të reja së bashku. Do ndiheni mirë dhe do iu duket sikur do të rilindni. Sipas Horoskopit vip, ju beqarët do takoni dikëë dhe do e idealizoni menjëherë. Ky është gabimi më i madh që do bëni. Për momemntin mos ndërtoni lidhje sepse do lëndoheni. Për shëndetin, mund të jetë koha e duhur për të filluar një aktivitet sportiv për të cilin jeni të pasionuar. Në planin e punës, energjia dhe kreativiteti juaj do të jenë në kulmin e tyre, duke ju lejuar të gjeni zgjidhje novatore për problemet. Këshilla për këtë ditë është të qëndroni të hapur ndaj gjërave të reja dhe të ndiqni entuziazmin tuaj. Periudhë e favorshme për financat. Plutoni do iu mbështesë dhe do bëni investimet e nevojshme.
GAFORRJA
Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi, ankthi dhe meraku do mbizotërojnë. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni në asnjë moment komunikimin me partnerin sepse më pas koha nuk do kthehet pas. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e yjeve. Jo vetëm që do keni takime interesante, por mund të filloni edhe lidhje pasionante. Shëndeti juaj do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni të shmangni stresin e akumuluar. Në punë do ju duhet të përballeni me disa ngjarje të papritura, por vendosmëria juaj do ju ndihmojë t’i kapërceni shkëlqyeshëm. Këshilla për ju është t’i kushtoni pak kohë vetes, ndoshta të bëni një shëtitje në ajër të hapur për t’u çlodhur. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk do jetë fort e qëndrueshme dhe nuk rekomandohet të merrni vendime të mëdha
LUANI
Gjatë kësaj dite do jeni shumë luftarakë dhe do dini si të zgjidhni çdo lloj problemi që do ju dalë para. Projektet në çift do jenë shumë të favorizuara. Shprehini secili mendimet dhe më pas vendosni për atë që iu intereson të dyve. Tregohuni edhe pak më të ngrohtë me atë që keni në krah. Ju beqarët do merrni një propozim shumë të veçantë megjithatë mendohuni mirë para se të jepni përgjigje. Shëndeti juaj do jetë i shkëlqyer dhe mund të ndiheni më energjikë se kurrë. Në punë, lidershipi juaj do të njihet dhe vlerësohet, duke sjellë mundësi të reja. Këshilla për të përballuar ditën është të tregoheni bujarë me ata që ju rrethojnë dhe të tregoni mirënjohje për atë që keni. Financat do jenë në gjendje shumë të mirë. Mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më shumë.
VIRGJËRESHA
Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë tek jeta juaj në çift pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat që do keni dikë si partneri pranë. Saturni do iu bëjë ju beqarëve më të hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnjë rast. Shëndeti juaj do të përfitojë duke i kushtuar më shumë vëmendje dietës dhe pushimit tuaj. Në punë, saktësia dhe organizimi do t’ju bëjnë të arrini rezultate të shkëlqyera. Këshilla për ju është t’i kushtoni kohë meditimit ose praktikave relaksuese për të ruajtur ekuilibrin e brendshëm. Situata financiare do jetë e pastabilizuar. Do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit menduar. Është më mirë kështu.
PESHORJA
Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Për ju që keni një lidhje rutina do mbizotërojë pjesën më të madhe të kohës. Do jeni kryesisht të mërzitur dhe do doni të ndërroni atmosferë. Ju beqarët do e keni edhe sot të vështirë të bëni për vete atë që doni. Bëni durim sepse së shpejti priten ndryshime pozitive. Në shëndet, përpiquni të dëgjoni trupin tuaj dhe të mos e teproni me aktivitetet fizike. Në punë, një bashkëpunim i papritur mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme. Këshilla për përballimin e ditës është të gjeni një ekuilibër mes detyrave dhe kënaqësive, duke i lejuar vetes disa momente të lira. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar do iu jepen mundësi shumë të mira për ta përmirësuar situatën. Do kryeni transaksionet e nevojshme.
AKREPI
Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Në planin sentimental ju të dashuruarit do keni disa probleme. Mos u alarmoni, por qetësohuni dhe flisni më shumë me partnerin. Vetëm kështu do mund të rivendosni klimën e ngrohtë. Ju beqarët duhet të merreni me shumë me çështjet e dashurisë. Nëse nuk kërkoni vetë mos prisni që të tjerët t’ua servirin gjithçka. Shëndeti juaj do jetë në maksimumin e tij, falë një energjie jetike që do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Në punë, idetë tuaja novatore do të priten me entuziazëm. Këshilla për përballimin e ditës është të mbani një qëndrim pozitiv dhe të mos keni frikë të eksploroni rrugë të reja. Ka mundësi që me financat të keni fat. Gjithsesi qëndroni me këmbë në tokë.
SHIGJETARI
Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Ju që keni një lidhje do i jepni prioritetin marrëdhënies së krijuar. Do hidhni pas krahëve të gjitha problemet dhe konfliket që keni pasur dhe do mendoni për të ardhmen. Do bëni gjënë më të mirë. Takimet për ju beqarët do jenë të vazhdueshme. Ndryshe nga sa mendonit mund të fillojë edhe ndonjë lidhje afatgjatë. Në punë do keni etje për autonomi dhe do mundoheni ta organizoni gjithçka në favorin tuaj. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Mos prisni të fitoni ndonjë lotari, por gëzohuni me stabilizimin e situatës.
BRICJAPI
Sado të ndikojë pozitivisht Hëna dhe Neptuni gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Shpesh do mërziteni e do ndiheni keq. Nëse jeni në një lidhje do e ndieni veten paksa bosh dhe morali do jetë i ulur. Flisni me ndonjë mik sepse ai mund t’ua ndryshojë gjendjen shpirtërore. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të goditeni nga shigjetat e Kupidit. Takimet do jenë interesante dhe mjaft eksituese. Shëndeti juaj do jetë i qëndrueshëm, por përpiquni të gjeni kohë për t’u çlodhur. Në punë do jeni më të vendosur dhe rezultatet që do arrini atje ku keni ëndërruar përherë. Të gjitha përpjekjet që keni bërë për të stabilizuar financat do japin rezultatet e veta. Situata do jetë e qëndrueshme.
UJORI
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ja lini gjërat edhe fatit. Nëse keni një lidhje, partneri juaj do e kuptojë se mund të mbështetet fort tek ju. Megjithatë ai do ketë një defekt të vogël: iu beson shumë atyre që të tjerët i thonë. Flisni me të dhe shpjegojini se më tepër se ju nuk ia do askush të mirën. Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe? Yjet do ua përshpejtojnë takimin e rëndësishëm dhe jeta do ju marrë tjetër kuptim. Në shëndet, mund të ndiheni veçanërisht mirë dhe të etur për aktivitete në natyrë. Në punë, kreativiteti juaj do të jetë pika juaj e fortë, duke ju lejuar të zgjidhni probleme komplekse. Këshilla për përballimin e ditës është të jeni të hapur ndaj gjërave të reja dhe të mos keni frikë të shprehni idetë tuaja. Ekuilibri financiar do jetë i qëndrueshëm, por kujdes me shpenzimet.
PESHQIT
Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Ju që keni një lidhje do jeni më të përkëdhelur nga yjet. Dita do jetë shumë e lëvizur dhe e këndshme. Bëni vetëm kujdes mos tregoheni idealistë dhe mos kritikoni përtej asaj që duhet. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë për të dalë nëpër takime thjesht tregohuni sa më të hapur që të mundeni. Shëndeti juaj do të përfitojë nga vëmendja më e madhe për mirëqenien tuaj psikofizike. Në punë do ndiheni më mirë me projektet që keni filluar dhe tashmë do bindeni se rruga që keni ndjekur ka qenë e duhura. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Mos shpenzoni pa u menduar mirë.