Humb tragjikisht jetën 20-vjeçari në Patos.
‘Rreth orës 21:40, në Patos, Fier, shtetasi R. M., rreth 20 vjeç, i cili vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, informon policia.