Në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama është miratuar indeksimi i pensioneve me vlerën e indeksit 13.5%.
Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar aplikohet për rivlerësimin e bazës së vlerësuar të arritur nëpërmjet kontributeve të derdhura dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2022, dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohet me datë fillimi nga data 1 korrik 2024 e në vazhdim.
Referuar vendimit të 2022, Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10.221 lekë në muaj, por jo më shumë se 14.926 lekë në muaj.