Ma*akra me 3 viktimat e mitura në Southport të Britanisë, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar është akuzuar ai autor i masakrës në Britani ku 3 vajza të mitura u vranë në një sulm me thikë në një klasë kërcimi në Anglinë veriperëndimore. Bebe King, 6, Elsie Dot Stancombe, 7, dhe 9-vjeçarja Alice Dasilva Aguiar u goditën me thikë për vdekje teksa ndiqnin një klasë me temë Taylor Swift në qytetin e Southport.

Masakra e së hënës është cilësuar si një nga sulmet më të këqija kundër fëmijëve prej disa dekadash. Tetë fëmijë të tjerë pësuan plagë me thikë në sulm dhe pesë prej tyre janë në gjendje kritike, tha policia. Dy të rritur gjithashtu mbeten në gjendje kritike pasi u plagosën në sulm, shkruan CNN.

Policia e Merseyside tha të mërkurën se ndaj 17-vjeçarit janë ngritur tre akuza për vrasje dhe 10 akuza për tentativë vrasjeje, si dhe për posedim të një mjeti prerës. Policia nuk e ka dhënë emrin e të dyshuarit për shkak se është i mitur. Kryeprokurorja e Kurorës për CPS Mersey-Cheshire Sarah Hammond theksoi se “procedurat penale kundër të pandehurit janë aktive dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë”