Psikologia ndante foto me burrin e saj nga Dubai/ Alma Bektashi: Tradhtinë 2-vjeçare e mësova nga portalet

Views: 0

Këngëtarja Alma Bektashi sërish ka ndarë detaje nga jeta e saj personale. Ndarja nga ish-bashkëshorti saj Sokol Stafa në vitin 2021 pas 25 vitesh martesë ngjall ende kureshtje dhe interes tek publiku.

Bektashi i dha fund martesës pasi Sokol Stafa e tradhëtoi hapur me një psikologe e cila ishte rreth 20 vite më e re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte në dijeni për këtë tradhëti 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes.

Pikërisht këtë ka dashur të sqarojë Alma Bektashi, se si e ka mësuar tradhëtinë e ish-bashkëshortit. Bektashi tregoi në një intervistë për emisionion “Sol” se edhe pse kishte pasur dyshime, edhe pse kishte dëgjuar zëra për atë që po ndodhte, lajmin e kishte mësuar nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton,”– tha në fjalën e saj këngëtarja.

Më herët Bektashi ka treguar se Sokol Stafa, babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.

Sa i përket psikologes, u raportua se ajo ishte shtetasja me inicialet E.K. nga Tirana, 20 vite më e re se bashkëshorti i Almës, e cila ndante foto dhe video me Sokolin në “Instagram”. Fotografitë romantike i ndante bashkë me dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.