Ushqimi më i shëndetshëm në planet dhe plote vlera

Hurmat kanë veti të shumta shëruese, e shumë njerëz theksojnë se është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet.

Pacientët anemik duhet të hanë sa më shumë hurme, sepse janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Rreth 100 gr përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind e nevojave ditore. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, cakton sasinë e oksigjenit në gjak.

PARANDALOJNË DIARRENË

Hurmat janë të pasura me kalium, që është i përdorshëm te parandalimi i diarresë. Pos kësaj, ndihmon që flora e zorrës të përtërihet sa më shpejt. Me konsumimin e tyre do t’ia lehtësoni punët zorrëve, që të krijojë bakteret e mira.

ILAÇ PËR JASHTËQITJEN E FORTË

Sikurse që e parandalon diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më lehtë dhe më shpejt. Nevojitet që brenda ditës t’i merrni disa të tilla dhe në mbrëmje t’i vendosni në ujë të pastër. I lini gjatë natës ta lëshojnë lëngun, ta pini lëngun dhe t’i hani hurmat në mëngjes.

ULIN KOLESTEROLIN

Hurmat kanë aftësinë e zvogëlimit apo uljes së nivelit të lartë të kolesterolit të keq, që më pas shkakton shtresa dhjamore në artere, që shkaktojnë mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet e tjera të zemrës