Elaine Garner dhuroi veshkën e saj dhe nuk priste kurrë asgjë në këmbim, por marrësi i cili e dinte se asaj i mungonte koleksioni i biçikletave klasike, kështu që si falenderim i dhuroi një Harley-Davidson.
Kjo është historia e vecantë e një gruaje shumë bujare që ka dhuruar veshkën e saj pa pritur gjë në këmbim.
Jaffa Shamsuddin u diagnostikua me sëmundje të veshkave në një kontroll mjekësor rutinor. Pas shumë kërkimesh meqë donatori nuk u gjet disa nga të afërmit u ofruan për dhurim. Por ashtu ndodhi dhe Elaine ishte e vetmja që përputhej.
Gruaja e Jaffës dhe motra e Elaine, Sandra 58 vjeçe, tha: “Jaffa është një burrë i mrekullueshëm dhe bujar. Elaine dhe Jaffa shkojnë shumë, si motër e vëlla dhe ajo do të bënte gjithçka për ta ndihmuar atë.
Elaine Garner nuk kishte pritur kurrë asgjë në këmbim kur vendosi të ndihmonte kunatin e saj , i cili në fund kishte qenë ai që e habiti me dhuratën.
Elaine, 52 vjeçe dhe burri i saj Steve, 57 vjeç, kohë më parë kishin shitur koleksionin e tyre të biçikletave klasike pasi duhej të paguanin për shtëpinë e re.
Kunati i saj Jaffa 57 vjeç, tha: “E dija se sa shumë i mungonte asaj një Harley-Davidson. Kështu që nuk mund të mendoja ndonjë mënyrë më të mirë falenderimi sesa t`ia zëvendësoja atë ëndërr të tyren. E di që ajo nuk donte asgjë në këmbim, por isha i vendosur për dhuratën e veçantë”
Elaine e prekur tha: “Çfarë mund të thuash kur merr një dhuratë kaq të pabesueshme. Ai është një djalë i mrekullueshëm dhe unë jam e mbushur në lot.”
Jaffa shpenzoi 8,500 paund për motorrin dhe plus 2,500 paund në një targë ku lexohej: Thanks sister = Faleminderit motër! shiko.news