Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint.
Yvone Boer 70 vjeç nga Hollanda ishte me një grup turistësh hollandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik.
Kur kanë shkuar lart në Kala atje nuk është ndjerë mirë.
Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit në urgjencën në Sarandë.
Sipas bluzave të bardha 70 vjeçarja e huaj dyshohet të ketë bërë arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë ligjore.
Butrintin Antik tani në pikun e sezonit e vizitojnë rreth 900 turistë të huaj dhe vendas në ditë.