Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin manifestohen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eleminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore.
Mjekja Aurora Dollenberg u shpreh se pacientët duhet të kujdesen që në oraret e drekës mos ekspozohen në diell. Mjekja pohoi se qytetarët rrezikojnë të pësojnë infarkt nga çrregullimet e ritmit të zemrës të shkaktuara prej vapës.
“Stina e verës është e mbushur me urgjenca jo vetëm për shkak të tensionit të ulët apo çrregullimit të zemrës. Këto bëjnë që shumë shpesh të sëmurit të përfundojnë tek pavionet e urgjencës pasi kemi një infarkt zemre nga çrregullimet e ritmit, ndërkohë që fëmijët e vegjël ju mjafton një diarre që të humbasin lëngjet shtesë.
Nga ana tjetër edhe temperaturat përmes djersitjes janë po ashtu një kërcënim për humbje të madhe të lëngjeve, kështu që tek fëmijët e shoh shpesh që vuajnë nga temperaturat e larta e deri në konfluzion, fëmijë që vijnë me atak epileptike“, tha mjekja.