Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës si përgjegjës për humbjen e jetës së punëtorit ditën e djeshme në kryeqytet, i cili ra nga lartësia e një pallati në ndërtim në zonën e Liqenit të Thatë.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi Dh. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, i cili është administrator i firmës që po ndërtonte pallatin. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Në pallatin që po ndërton firma e tij tek Liqenit të Thatë, shtetasi A. Sh., 58 vjeç, teksa ka qenë duke punuar, ra nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.