Ra nga lartësia e pallatit teksa punonte, zbulohet identiteti i viktimës te Liqeni i Thatë

Ka humbur jetën tragjikisht këtë të martë në kryeqytet Arben Shameti, i cili ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.