Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kalimash. Nga informacionet paraprake mësohet se është përmbysur një kamion i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i kamionit.
Mësohet se viktima punonte si shofer i një firme që shfrytëzonte kromin në Kalimash. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje“, njofton policia.