29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

“Prej tre ditësh kjo zonjë fle para komisariatit, është e paushqyer dhe ka nevojë për ndihmë”

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video prekëse, ku shfaqet një grua e shtrirë në stolat përpara komisariatit të policisë në Vorë. Sipas…

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…