29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Horoskopi Paolo Fox, e premte 13 shkurt 2026

Astrologu më i famshëm në televizionin italian ofron pasqyrën e tij të përditshme zodiakale për të lindurit nën shenjat e ujit, ajrit, tokës dhe zjarrit. ♈ Dashi…

Del jashtë parashikimit emisioni ‘Opinion’! Përplasje fizike mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt. Video

Një situatë e paprecedentë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”, ku tema e diskutimit ishte procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së…

E premtja e 13 shkurtit, ditë e keqe? Jo për këto tri shenja të Horoskopit

E premtja që bie në datën 13 konsiderohet si një ditë që sjell fat të keq. Tradicionalisht, njerëzit qëndrojnë vigjilentë në këtë datë për të shmangur situatat…

“Gjyshi im tirons kaloi me sukses operacionin e vështirë, dhe sot ai i këndon jetës me fizarmonikë”

Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një surprizë të veçantë për gjyshin e tij, i cili vetëm pak ditë më…

Vetting: Parkun ‘fantazmë’ Durana Tech, “kullota” e Elira Kokokës që përpiu miliona euro! Si u favorizuan firmat e skandalit të AKSHIT, nga Ergys Agasi te Ermal Beqiri, Andis Papa dhe Gezim Hoxha

EMISIONI VETTING Në shtator 2025, Drejtoria Rajonale e Sistemit të Shpërndarjes Tiranë do të hapte tenderin për furnizimin me energji elektrike për parkun e parë teknologjik në…

Mbërrin sonte në Rinas, i ekstraduari nga Belgjika Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lëvizja e tij vjen në një kohë kur Suel Çela, i…