29-vjeçari ngec në mur gjatë arratisjes nga burgu, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një skenë që duket e marrë nga një film vizatimor ndodhi në burgun e Rio Brancos në Brazil, ku një i burgosur 29-vjeçar, Alan Leandro da Silva, dështoi në mënyrë qesharake gjatë një tentative për t’u arratisur. Pas dy ditësh përpjekjesh intensive për të hapur një vrimë në murin prej betoni të qelisë së tij, ai mbeti i ngecur në hapësirën që vetë kishte gërmuar.

Da Silva, i bindur se kishte krijuar një tunel drejt lirisë, u përpoq të kalonte përmes vrimës, por u ndal brutalisht. Ai ngeci me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda, në një pozicion të pakëndshëm që alarmoi rojet e burgut.

Ngjarja ndodhi të hënën, më 16 qershor, kur rojet vunë re lëvizje të pazakonta në qeli dhe thirrën menjëherë zjarrfikësit. Pamjet që janë bërë publike tregojnë të burgosurin, pa bluzë, me tatuazhe në shpinë, të mbështetur në një karrige blu ndërsa pjesa e sipërme e trupit të tij ishte e varur dhe e tensionuar.

Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën ta nxjerrin pa lëndime, ndërsa përpjekja e tij për arratisje mori fund aty ku kishte nisur, në mur. Autoritetet thanë se ndërhyrja u bë me kujdes, për të shmangur çdo dëmtim fizik të të burgosurit.

Kjo përpjekje e dështuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë përdorues nuk kanë kursyer talljet, duke e krahasuar me skena nga filmat e “Looney Tunes” apo “Mr. Bean”.

Related Posts

Media britanike artikull për Shqipërinë, ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga paratë britanike

Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga…

E rëndë/ S*lm me thi*kë në një qendër tregtare, disa të pl*gosur

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare. Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites….

Marjana Kondi na habiti fare: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

Do e kuptosh kur të rritesh!”Kjo ka qenë pergjigja që shumë nga femijët gjatë komunizmit merrnin nga prindërit e tyre. Mbi këtë pyetje ngrihet dhe “Stand Up…

Korriku përvë*ues! Paralajmerimi i ekspertëve: Një tjetër valë të nxehti pritet pas datës..

Deri në fund të korrikut, mbarë Europa do të jetë e mbërthyer nga temperaturat përvëluese. Vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të motit, por ai…

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se kurrë. 6 janë…

Pl*agoset me ar*më zj*arri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës. Mësohet se i riu ka marrë një plagë në…