Osmani i uron fitore Distria Krasniqit: Kampione ngrite lart flamurin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës Distria Krasniqi që do të luaj sot në “Lojërat Olimpike Paris 2024”.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë “Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës”.

Derisa gjatë ditës së djeshme, boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

/GazetaSinjali/