5 vjecari telefonon policinë dhe kërkon nënën që ka shkuar në qiell, polici mrekullon botën me përgjigjen e tij

Humbja e një prindi është padyshim një nga dhimbjet më të mëdha për një fëmijë, duke shtuar këtu edhe vështirësinë që ai ka për të kuptuar atë që ka ndodhur.
Një histori për të cilën me siguri do të prekemi të gjithë!

Një mëngjes nëna e vogëlushit Jerry shkoi në spital për të mos u kthyer më kurrë në shtëpi dhe babai u përpoq t’i shpjegonte se ajo tashmë ndodhej në qiell por ai duke qënë se ishte vetëm 5 vjeç e pati të vështirë ta kuptonte se përse ajo nuk po kthehej ende. I shqetësuar se mos i kishte ndodhur diçka e keqe, ai një natë telefonon në polici dhe kërkon ndihmë.

Atë natë në telefon u përgjigj një polic i vjetër në punën e tij me emrim Tommy Lee, i cili fillimisht kujtoi se bëhej fjalë për një telefonatë tallëse dhe ju drejtua fëmijës me fjalët “e di që të telefonosh në polici për t’u tallur është e jashtëligjshme dhe për këtë dënohesh në gjykatë?” por gjithsesi ai i kërkoi fëmijës t’i përshkruante pamjen e nënës dhe pas fjalëve “ajo është shumë e bukur, por flokët e saj kanë çdo ditë ngjyra të ndryshme”… Ai e kuptoi se nuk bëhej fjalë fare për një shaka, bëhej fjalë për një fëmijë nëna e të cilit kishte ndërruar jetë dhe me siguri për shkak të një tumori! Kështu ai morri frymë thellë dhe filloi ta dëgjonte qetësisht.