27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

Horoskopi ditor, e premte 3 prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Virgjeresha/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Virgjeresha Nuk priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mos keni as problemin me te vogël….

Luani/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Luani Do keni te njëjtat ide dhe mendime sot ju te dashuruarit prandaj gjerat do ecin me se miri ne çift. Do i sqaroni shpejt edhe mosmarrëveshjet…

Gaforrja/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Gaforrja Venusi, përendesha e dashurisë do kujdeset qe te keni një lidhje sa me te bukur dhe me emocionuese. Do ndiheni vërtet te mrekulluar. Beqaret do kenë…

Binjaket/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Binjaket Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe do bëni çdo gjë qe te ndjeni vetëm për t’ia…

Demi/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Demi Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort me personin qe keni ne krah. Beqaret…