Mashtrimet me skadencat/ Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara, ja cilat janë pasojat

Disa ditë më parë, një aksion i policisë zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Malltrat e kontrabanduara nuk dihet se nga vinin, nga cili vend ishin inportuar, ku mund të jenë prodhuar apo datat e tyre të skadencës, që ekziston mundësia që mund të jenë ndryshuar me qëllim që nxirreshin në treg për shitje për konsumatorët shqiptarët. Për këto mallra kozmetike, që me siguri do gjendeshin në shumë dyqane të vendit, dihet shumë pak ose aspak.

Ajo që është e rëndësishme në të gjithë fenomenin është se askush nuk na garanton që këto produkte janë brenda standardeve dhe të shëndetshme dhe pse të kontrabanduara, duke iu shamangur detyrimeve ligjore. Nuk ka asnjë informacion se çfarë fabrike janë prodhuar.

Këto raste kontrabande nuk mund të jetë thjesht se u kapën disa bidonë me shampo, sapun apo produkte kozmetike. Thelbi i çështjes është te fakti se këto produkte mund të jenë jashtë standardit, nuk janë kontrolluar, nuk kanë kaluar në pikat e kufirit, nuk kanë certifikime dhe merren e shiten sikur të jenë në rregull. Përdorimi i tyre rrezikon të shfaqë një sërë sëmundjesh në popullatë. Pasojat nisin nga djegia e flokëve, rënia e tyre, infeksione të ndryshme në lëkurë, duke çuar deri në tumor të lëkurës.

Rasti më flagrant është se këto produkte kontrabandë mund të jenë edhe origjinale, të marra nga kompani të certifikuara, por ato mund të jenë blerë jashtë afateve të përdorimit. Produktet kozmetike kur dalin në treg, prodhuesit u vendosin një afat që nuk shkon më shumë se 2 vjet, pra kanë skadencë. Nëse kalojnë afatin 2-vjeçar duhet të hiqen, sepse mund të shkaktojnë probleme tek njerzërit. Por, kontrabandistët shqiptarë, shkojnë i marrim me çmime shumë të ulëta gjashtë vendit, ose thuajse falas dhe më pas i futn në treg edhe pse janë rrezikshme dhe të pasigurta. Pra, ata i vuajnë pasojat janë qytetarët, që përveç dëmeve shëndetësore që mund të kenë, kanë edhe kosto financiare për produkte jo të sigurta