Lojërat Olimpike “Paris 2024” ngritën siparin sot (e premte 26 korrik) dhe deri më 11 gusht do shpalosin një gamë të gjerë aktivitetesh dhe disiplinash, kjo nën frymën olimpike.
Por telashet kanë nisur për sportistët dhe ekipet e shteteve. Bëhet fjalë për kalorësen Sharlot Dujardin, e cila është filmuar duke keqtrajtuar kalin e saj dhe për këtë arsye është përjashtuar nga ekipi britanik.
Sharlot Dujardin keqtrajtonte kalin e saj duke e goditur pa arsye në këmbë. Njëra prej sportisteve më të dekoruara të Britanisë së Madhe për këtë episod u detyruar nga Komiteti Olimpik i Britanisë së Madhe që të hiqte dorë nga ëndrra olimpike, e cila në rast se do të përfundonte me medalje do ta kurorëzonte si sportiten britanike më të dekoruar në Olimpiada.
Por sot një tjetër person ka publikuar një tjetër video të kalorëses, e cila i thërriste kalit të saj: “Ku…”!