27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

Ngjarje e frὶkshme: I riu shqiptar gjendet i paj*të, i groposur në rërë!

Një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), ku trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar u gjet në një parcelë toke pasditen e…

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut për shkak të bllokimit të aksit nacional Librazhd–Përrenjas në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar…

Arti në Zi/ Ndërron jetë legjenda e muzikës

Një humbje e madhe ka goditur botën e muzikës latine. Kompozitori dhe trombonisti i njohur portorikan Willie Colón ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi kishte kaluar…

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, e shembi korrupsioni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas, që ka paralizuar mijëra njerëz dhe gjithë zonën e juglindjes. Ai ka akuzuar…

“E dua këtë tokë, ka qenë jeta ime”, 86-vjeçari refuzon 15 milionë dollarë për pronën e tij

Një fermer 86-vjeçar nga Pensilvania ka refuzuar një ofertë prej mbi 15 milionë dollarësh për të shitur 261 hektarë tokë zhvilluesve të një qendre të dhënash, duke…

“Një nënë që s’u dorëzua kurrë”, mikja propozon Anxhelën si ‘model për vajzat e Tiranës’

Një vajzë nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë: që mikesha e saj e ngushtë, Anxhela Dervishi, të vlerësohet si…