Dashuri para Lojërave Olimpike në Francë. Dy sportistë lidhin jetën, Ajo i tha ‘Po’

Fokusi gjatë këtyre ditëve do të jetë te Lojërat Olimpike, që do të mbahen në Paris. Përtej sportit, nuk mungojnë gjërat interesante që vijnë nga Franca në këtë periudhë.

Pablo Simonet, hendbollisti argjentinas nuk hezitoi t’i propozonte për martesë hokeistes, Maria Pilar Campoy, me këtë të fundit që tha: “Po”. Siç shihet në video, prezent në këto momente kaq të veçanta ka qenë i gjithë grupi.

“Femra e jetës sime më tha po. Në vendin e ëndërruar, ku lindi gjithçka dhe ku luftuam aq shumë për të qenë këtu” – shkruajti Pablo.

Video