Dukagjin Lipa, i ftuar në “Rubikon”, ka folur ndër të tjera për zakonet e Dua Lipës, duke theksuar se e bija lexon shumë dhe nuk kalon kohë të tepërt në telefon.
“Dua shumë pak kohë kalon në telefon. Kemi udhëtime të gjata dhe të shpeshta, domethënë, kur shkojmë nga një vend në tjetrin, duhet të pushojë dhe të punojë. Ka një regjim ushtarak. Ajo lexon shumë, në çdo udhëtim, në avion, në aeroport, në hotel. Kudo lexon. Të gjithë fëmijët e mi lexojnë”, u shpreh ai, duke shtuar se edhe Dukagjini vetë ka lexuar shumë.
“Neve na kanë shtyrë për të lexuar”, theksoi ai dhe tha se e gjithë gjenerata e tij ka qenë e pasionuar pas leximit.
Dukagjini nuk e përjashtoi mundësinë që Dua të sjellë një libër. “Nuk është larg mendjes. Dashurinë për leximin e ka të lindur, nuk i kemi thënë unë dhe bashkëshortja”, tha Dukagjini.
Ai gjithashtu u shpreh se Dua, megjithëse është paraqitur në projekte kinematografike, sërish, ka shumë dashuri për muzikën dhe nuk beson se kjo dashuri do të eklipsohet për aktrimin.
Madje, dha edhe një detaj interesant: Komunikimi në familje vijon në gjuhën shqipe dhe rrjedhimisht, të tre fëmijët e tij flasin shumë mirë shqip.