Opozita po zhvillon protestën e rradhës para Bashkisë së Tiranës, në vijim të tubimeve që kanë nisur prej më shumë se 3 muajsh.
Ashtu si dhe në protestat e kaluara ku është përshkallëzuar situata, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, protestuesit nuk kursejnë këtë institucion.
Rikujtojmë që në pamjet me dron shihet se as 50 veta nuk janë pjesëmarrës. Në protestën para Bashkisë janë më shumë policë, sesa militantë. Kjo protestë mbahet në një kohë, kur temperaturat e larta kanë shoqëruar vendin për ditë me radhë, ndërsa disa protestues kanë zgjedhur që të qëndrojnë poshtë hijes së pemëve.