Një debatin virtual mes Bardhit dhe Arta Kabashit, është përfshirë edhe motra e kësaj të fundit, Anna Kabashi. Në një postim në Instastory si përgjigje për komentin e bërë ndaj Artës, Anna shprehet se ish-banorja e ka takuar live Bardhin për ta uruar dhe ai as që e ka parë në sy, e jo më ta falenderonte.
Anna vijon, duke thënë se pavarësisht “akuzave” të Bardhit se Arta tjetër person hiqet në TV e tjetër është live, të gjithë e kanë parë se kush është ajo në të vërtetë si në BBV ashtu edhe në Portokalli ku ka qenë e ftuar. Sipas saj edhe Bardhi e ka ditur që Arta është një njeri i mirë, ashtu si ai e ka njohur në BBV.
Në fund Anna thotë se Bardhi edhe si artist nuk po përparon për sa kohë që edhe menaxheri i tij e shkëputi zyrtarisht bashkëpunimin.