23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Pas “Iuftës”, Miri bën veprimin që askush s’e priste… A do ta falë Selin?!

Mbrëmjen e djeshme gjatë surprizës në “Prime”, mamaja e Selin i ka kërkuar banores që të largohet nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë, “Big Brother VIP…

Detaje të reja nga vr*sja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec! Nisin hetimet për vjedhje, por në banesë nuk…

Personi që shihni më sipër është 78-vjeçari Gëzim Vija që u gjet i vd ekur në banesën e tij, në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia konfirmon se…

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

“Kanë dhënë shumë në shtëpinë e Big-ut”/ Kush janë katër finalistët e BBV 5 sipas Keijsit?

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron. Ai ka komentuar banorët që kanë mbetur…

Horoskopi ditor, e premte 3 prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Virgjeresha/ Horoskopi, e premte 3 prill 2026

Virgjeresha Nuk priten ndryshime te mëdha gjate kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mos keni as problemin me te vogël….