23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit

Pas dedikimit të ndjerë me projektin muzikor “Memories”, i cili ka thyer çdo pritshmëri duke u kthyer në një hit të menjëhershëm, Gjesti ka marrë sërish vëmendjen…

E papritur, Lim Hoti i “qon” fjalë këtij banorit: Kom me ta q* motren….

Çfarë ndodh kur emocionet e forta përplasen me realitetin e një show televiziv? Big Brother VIP Kosova po ofron një spektakël të paparë, ku tensionet jashtë mureve…

Në rast lNFARKTl keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni…

Cfare ndodh trupit nese ha 1 veze cdo dite?! Dr. Matilda Cobo

Një vezë në ditë, një hap larg kardiologut! Studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë…

‘Lejoi gruan të flinte me meshkuj tjerë, me kusht që në darke të vinte në shtëpi,tani ajo i kërkon dicka te paimagjinueshme burrit të saj

Mashtruesit nuk përparojnë kurrë, përveç nëse bashkëshorti i tyre e fal atë. Një burrë britanik thotë se marrëdhënia e tij me të dashurën e tij është forcuar…

Ndryshimi si me magji, ja si ishte dhe si është bërë këngëtarja shqiptare

Gjyste Vulaj, një nga emrat më të njohur të muzikës popullore moderne shqiptare, ka habitur fansat me ndryshimin e saj të madh në pamje ndër vite. Në…