23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Shρërthime të fυqishme në Izrael: Raketat iraniane deρërtojnë mbrojtjen ajrore

Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë momentin kur një raketë iraniane godet Izraelin qendror, duke shkaktuar një shp ërthim të fuqishëm, që dëgjohet qartë në video….

“Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin”: 42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., mësuese, është suImuar fizikisht nga fqinji i prindërve të…

G Bani publikon ‘skenarin’ e produksionit, zbulon renditjen e 4 finalistëve të “BBVA 5”, ja kush është fituesi

Ish-banori i “Big Brother”, G Bani, ka trazuar rrjetin me reagimet e tij të fundit pas spektaklit të ngarkuar të “Big Brother VIP Albania 5”. Deklaratat e…

Kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Nuk i marr leje askujt! Dy arsye që më shtynë drejt vendimit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur në lidhje me synimin e tij për kandidimin në Bashkinë e Tiranës. I ftuar në Top Story, Braçe u…

‘Ju bëftë mirë’ po çmend shqiptarët!” Shqiptari tregon që Kryetari i New Yorkut si flet shqip

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment simpatik gjatë takimit me reperin dhe kuzhinierin shqiptar…

“Do t’ju vr*s”, 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëpIagoset gjatë ndërhyrjes së policisë

Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Himarë, ku Spiro Dhimaleksi, 35 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, ka izoluar në një dhomë prindërit e tij,…