23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Ndodh përsëri – përplasje fizike mes Rogertit dhe Selines! ( Video )

Situata në shtëpi duket se po del jashtë kontrollit. Një tjetër debat i fortë ka ndodhur mes Rogerti dhe Selina, këtë herë me tone edhe më të…

Tjeter ngjarje tragjike ne vend, gjendet i gjakosur dhe i pajete nje 60-vjecar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranë një ditë më parë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale, teksa ishte duke kryer punë artizanale në…

Viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez për të gjitha shenjat

Viti i Ri Kinez ka trokitur dje dhe e gjithë popullsia kineze ka nisur festimet për Vitin e Ri kinez 2026. Ndryshe nga pjesa e tjetër e…

Çfarë i ndodhi Rogertit? Banori shpërthen në lot: Zot më ruaj djalin, kërkoj falje (Video)

Rogerti është një nga banorët më të përfolut dhe që duket se po luan më fort brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Ai ka patur disa debate…

HOROSKOPI për sot: E mërkurë 18 shkurt 2026!

DASHI Do të duhet të mendoni para se të veproni; impulsiviteti mund të luajë lojëra të këqija. Në punë, është thelbësore të shmangni diskutimet e panevojshme dhe…

I fundit, thirret per te deshmuar Elira

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan…